Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve të njohur (Emri)

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve të njohur (Emri)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Elbasan Taulant Tafa. Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare. ‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 649, datë 24.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Taulant Tafa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftimin e KPA.Ndërkohë, KPA ka lënë në fuqi edhe shkarkimin e Izabela Radovanit, gjyqtares...