Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tryeza e ILD,Metani:Gjetja e mekanizmave për llogaridhënien, mbron integritetin dhe efikasitetin e aktivitetit gjyqësor
Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i shoqëruar nga njësia e Inspektorëve dhe njësia e ndihmësinspektorëve të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, mori pjesë në tryezën mbi rolin e magjistratëve në një shoqëri demokratike dhe funksionin e inspektimeve gjyqësore. Aktiviteti ishte konceptuar si bashkëbisedim me dy magjistratë spanjollë me eksperiencë të gjatë në fushën e inspektimeve dhe çështjeve disiplinore, gjyqtari Juan Martínez Moya, me karrierë 38 vjeçare, anëtar i Gjykatës së Lartë të Spanjës, ish anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Gjyqësorit të Spanjës, ish kryetar i Gjykatës së Lartë të Murcias, kontribues në themelimin e Rrjetit Evropian të Shërbimit të Inspektimit të Drejtësisë (RESIJ) dhe hartimin e Kartës Evropiane të Etikës së magjistratëve, si dhe gjyqtari Ricardo Conde Díez, me karrierë...