Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Në kërkim nga Italia prej 9 vitesh, arrestohet në Kolumbi bosi shqiptar i drogës
Është arrestuar në Kolumbi Genti Krasniqi, 62 vjeç, një nga më të kërkuarit nga Interpol dhe drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar heroine. Prokuroria e Milanos (Itali) zbuloi në vitin 2016 se një apartament luksoz në atë qytet përdorej nga një çifti Krasniqi dhe Irma Veruari, për të fshehur ngarkesa heroine që vinin nga Tirana. Megjithëse të dy u kapën, 62-vjeçari arriti të largohej nga Italia. Që nga ajo kohë, ai filloi të kërkohej nga Interpoli, i cili në janarin e kaluar vendosi të lëshonte një qarkore të kuqe dhe vuri në gatishmëri homologët e tij në Kolumbi. Edhe pse kishte tregues se shqiptari ishte zhvendosur drejt Amerikës së Jugut, për autoritetet në Milano ishte një surprizë fakti që ai u gjet 8.900 kilometra larg, në qytetin e ftohtë Tunja. Zyrtarët...