Banorët alarmohen/ Autobus urban bie në gropat e kantierit rrugor

Banorët alarmohen/ Autobus urban bie në gropat e kantierit rrugor

Një autobus urban në qytetin e Vlorës ka rënë këtë të martë në gropat e hapura të një kantieri rrugor, në segmentin që nis pranë godinës së Policisë dhe lidhet me bulevardin “Ismail Qemali”. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, por ngjarja ka shkaktuar panik te pasagjerët dhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve në zonë. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve ankohen se mungesa e sinjalistikës dhe mbrojtjeve të duhura në këtë kantier po krijon rrezik të vazhdueshëm për aksidente.