Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius dhe ministri i Jashtëm Wadephul në takimin me kolegët europianë në Varshavë bënë thirrje për reagim me arsye dhe njëkohësisht me vendosmëri ndaj provokimeve të pandehura ruse. Shkeljet së fundi të hapësirave ajrore në disa vende të BE-së kanë treguar, se “Rusia gjithnjë e më shumë po kthehet në një kërcënim për NATO-n”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius (29.09.2025) në Varshavë. Ministri i Jashtëm Johann Wadephul paralajmëroi Rusinë ndaj një “agresioni hibrid” dhe po ashtu si edhe Pistorius tërhoqi vëmendjen, se “duhet ruajtur gjaftohtësia”. Moska teston aleatët eNATO-s “me intensitet dhe shpeshtësi në rritje”, tha Pistorius, i cili në Varshavë diskutoi në podiumin e një forumi sigurie me kolegët e tij nga Holanda dhe Estonia. Presidenti rus Vladimir...