Bujar Leskaj në takim me të rinjtë e Vlorës: Ju jeni shpresa, e ardhmja ka fytyrën tuaj,bashkë do ta bëjmë Shqipërinë..

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, zhvilloi një takim frymëzues me të rinjtë e Forumit Rinor në qytetin bregdetar. Takimi u karakterizua nga energjia pozitive, entuziazmi dhe besimi se ndryshimi është i mundur. Leskaj theksoi rolin vendimtar të të rinjve në fushatën e 11 Majit dhe në ndërtimin e një Shqipërie më të mirë. “E ardhmja ka fytyrën tuaj”, u shpreh ai, duke i bërë thirrje të rinjve të jenë promotorët e ndryshimit.
Reagimi i Z. Leskaj në rrjetet sociale:
Sot datë 10.04.2025, sëbashku me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike Vlorë, zhvilluam një takim entuziast, miqësor dhe shpresëdhënës.Aktiviteti u çel nga kryetari i FRPD, Çajup Shehaj, i cili falenderoi të rinjtë për angazhimin dhe kontributin e deritanishëm.Kryetari i PD Vlorë, Hysni Sharra u shpreh me entuziazëm për këtë organizim dhe i ka falenderuar të rinjtë për punën dhe angazhimin e tyre në këtë fushatë.
Kandidatët për deputetë të listës së PD-ASHM, Atird Hoxha, Edmond Fetahu, Nada Daullja, Alta Haluci, Monika Hoshafi, Romarjo Meminaj dhe Mario Runa kanë përshëndetur të rinjtë e Forumit dhe të rinjtë vlonjatë dhe kanë theksuar zotimin e tyre që do të jenë përfaqësuesit dhe vokacioni i të rinjve .Në fjalën time përshëndetëse theksova: “E sotmja kërkon energjinë tuaj! E ardhmja ka fytyrën tuaj! Jemi të gjithë bashkë. Shqipëria kërkon ndryshim! Ne, së bashku, jemi shpresa dhe forca që do e bëjmë këtë ndryshim të mundur.FRPD Vlorë ka qenë dhe do jete shembull i një fushate qytetare, plot ide e shpresë, shembull i një fushate me vizion.Unë besoj fuqimisht se NDRYSHIMI do të vijë përmes angazhimit të rinisë.Në programin e Partisë Demokratike ju ka dhënë një prioritet të veçantë të rinjve, duke theksuar rëndësinë e rinisë jo vetëm në themelimin e PD dhe në ndryshimet e jashtëzakonshme historike të Shqipërisë, por edhe për shpresën që ka PD për rotacionin politik të 11 Majit, si dhe frymën e re në qeverisjen nesër, për ta bërë Shqipërinë Madhështore !Arma jonë në përballjen me të Keqen sot është Vota!
Me Votë do ndëshkohen të gjithë ata që në këto 12 vite kanë tallur e nëpërkëmbur, që kanë larguar dhe kanë vrarë shpresën për të rinjtë, për çdo shqiptar !Me ndihmën e të rinjve, Shqipëria do të fitojë! Do të fitojë me të rinjtë, për të rinjtë !Në përfundim të aktivitetit shpërndava disa tituj librash të përzgjedhur me kujdes për të rinjtë, nga autorët Ndriçim Kulla, Bedri Islami, Gëzim Zilja, Vilhelme Vranari Haxhiraj. Kisha përzgjedhur gjithashtu titujt: Muzat e Qëndresës, GAO-NIK dhe leksionet e Dodaros, si dhe botimin tim të fundit “për/në Kuvend” (shkrime dhe diskutime 2021-2022).Në 11 Maj të rinjtë votojnë ndryshimin, Koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore#RiniaVotonNdryshimin#VotoNr1#PDAleancapërShqipërinëMadhështore