Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ambasadori i OSBE i shkon Dumanit në zyrë, ja mesazhi i fortë për korrupsionin
Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Michel Tarran, u takua sot me drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, për të ripohuar bashkëpunimin e ngushtë dhe konstruktiv midis Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe SPAK-ut. Ambasadori Tarran theksoi kontributin thelbësor të SPAK-ut në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, përmes ndjekjes penale të korrupsionit, rritjes të integritetit, transparencës dhe pavarësisë së sistemit të drejtësisë, si edhe nënvizoi rolin e rëndësishëm të SPAK-ut në adresimin e krimit zgjedhor në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Tarran dhe Dumani diskutuan për fushat aktuale dhe të ardhshme të bashkëpunimit dhe shkëmbyen mendime mbi mënyrat se si mbështetja e OSBE-së mund të bëhet edhe më e prekshme dhe e përshtatur ndaj objektivave strategjikë të institucionit. Gjithashtu, ambasadori Tarran theksoi gatishmërinë e Prezencës për të zhvilluar...