Shqiptarët braktisin depozitat afatgjata, ja ku po i dërgojnë paratë

Shqiptarët braktisin depozitat afatgjata, ja ku po i dërgojnë paratë

Pavarësisht se shumica e qytetarëve i kyçin kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë, duket se së fundmi po shtohen edhe ata që i fusin paratë në depozita 1 mujore. Asgjë nuk i rrëzon nga froni depozitat me afat mbi 2 vjet, të cilat vijojnë të jenë më të pëlqyerat nga qytetarët, por që nuk po rriten me të njëjtin ritëm si më parë. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë një rritje me vetëm 0.1% të shumës së depozitave me këtë afat. Sa më e madhe të jetë koha e investimit dhe e shumës në depozita, aq më e lartë do të jetë norma e interesit, e për rrjedhojë aq më i lartë do të jetë edhe fitimi...