“Kanë favorizuar Ramën”, Kalaja paralajmëron prova të reja kundër Yuri Kim: Veprimet e saj janë të dënueshme penalisht

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja shprehet se Yuri Kim, me marrjen e detyrës si ambasadore e SHBA në Tiranë në atë kohë, mori një pozicion të qartë antikushtetues dhe punoi kundër interesave të SHBA së vendin tonë.
Në një intervistë televizive në edicionin e pasdites, Kalaja tha se Kim në daljet e saj publike dhe me diskutimet në prapaskenë me ngjarjet e rëndësishme që ndodhën në Shqipëri, jo vetëm që shkelën Kushtetutën e Shqipërisë, por edhe Konventën e Vjenës, pozicione të cilat janë të dënueshme penalisht.
Për Kalanë, koha i dha të drejtë PD dhe akuzave politike që kjo forcë politike pati në drejtim të ish ambasadores amerikane, Yuri Kim, pasi kjo e fundit i shërbeu Ramës për të instaluar regjimin në Shqipëri.
Por siç theksoi Kalaja, PD nuk do t’i ndalë betejat e saj përballë ambasadorëve të shitur, ndërsa paralajmëroi të tjera prova e fakte ndaj ish zyrtares së lartë amerikane, Yuri Kim në vendin tonë.
Që në muajt e parë të ardhjes së Kim në Shqipëri u evidentua qartësisht pozicioni antikushtetues por edhe kundër interesave të SHBA, pasi me daljet e saj publike, me diskutimet në prapaskenat me ngjarjet e rëndësishme në Shqipëri, pozicioni i saj jo vetëm që ishte i papranueshëm, por është një pozicion i dënueshëm penalisht, në veprimtarinë e saj jo vetëm janë shkelur Kushtetuta, Konventa e Vjenës, nga ana tjetër veprimet e Kim, në shumë aspekte s’ka më vend për dyshim të arsyeshëm, por është bindeje përtej dyshimit të arsyeshëm, se janë veprime korruptive që i kanë shërbyer instalimit të këtij regjimi, dhe për favore personale të Kim, si dhe të gjitha këto veprime në momentin që kanë ndodhur janë pasuar me veprime korruptive. Të merret një ambasadore me TEC-e lundruese, që kanë një prapaskenë me procedurën se si janë përzgjedhur. Raporti i DASH e tha se tenderat janë të paracaktuar. Është një kosto e llogaritur nga ekspertët 90 mijë euro, produkti zero në raport me publik.
Kemi një pasqyrim të veprimeve penale, të një vepre korruptive të pallogaritshme, është shoqëruar në mënyrë konsekuente në luftën ndaj Berishës, PD, dhe pluralizmit në vend. Nisur nga dëmi i madh ndaj PD, një nga levat kryesore të shpalljes non grata të Berishës është Yuri Kim. Seanca në Apel, përfaqësues të ambasadës amerikane kanë marrë pjesë në një gjykim që s’kishte lidhje me interesat e SHBA dhe ambasadës. Ishte momenti që kjo ambasadore, mafiozja Yuri Kim dhe koha më dha të drejtë. Provat që do dalin, do shihni që kjo ambasadore s’është lidhur vetëm me këtë aferë por dhe shumë të tjera. Apeli vendosi në kundërshtim me ligjin e kushtetutën. Veprat penale të Kim janë shumë të mëdha në Shqipëri, PD duhet t’i shkojë deri në fund, qoftë me Ramën, zv.kryeministren, ministra të ndryshme, çështja McGonigal, në shumë takime me gjyqtarë e prokuroë kaluan në veting me shuma të majme, ka qenë pjesë edhe në takim Yuri Kim. Në aferën kriminale e korruptive të Teatrit, nga informacionet që kishim marrë në raport me marrëdhënien Kim-Rama-Veliaj, e cila kishte pranuar shembjen e Tetarit.
Ne si PD do vijojmë ta bëjmë, informimin e organeve ligjzbatuese amerikane për veprimtarinë kriminale të Kim në Shqipëri. Të njëjtat problematike kemi pasur me Donald Lu,Vlahutin, edhe Luigi Soreca e shumë ambasadorë të tjerë, që në shkelje të ligjit e kushtetutës janë pjesë e problemit dhe jo zgjidhja e problemit. Ne si PD, këtyre ambasadorëve duke abuzuar me pushtetin e imunitetin reagojnë në mënyrë kaq brutale ndaj opozitës dhe liderëve të saj, vetëm pse s’pranuan të ishin pjesë e regjimit. Ne do ta çojmë deri në fund këtë betejë, që s’ishin vetëm akuza politike, por të bazuara në prova e ligj të ambasadores Kim dhe ambasadorëve të tjerë.