Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rritje e pensioneve nga 1 tetori, ja sa shtohet në xhepat e të moshuarve
Vetëm 475 lekë në qytet dhe 225 lekë në fshat… Kaq para më tepër do të marrin të moshuarit shqiptarë nga 1 tetori pas indeksimit të pensioneve me 2.5 për qind.. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregojnë se nga 19 mijë e 39 lekë aktualisht, pensioni mestar urban rritet në 19 mijë e 514 lekë. Edhe më pak rriten pensionet në fshat… me vetëm 225 lekë. Nga 8 mijë e 966 lekë aktualisht, pensioni mestar rural bëhet 9 mijë e 191 lekë. Të njëjtat sasi parash më shumë do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit. .. 475 lekë në qytet dhe 225 lekë në fshat. Kjo për shkak se edhe pagës e këtyre kategorive është gati e njëjtë me masën mesatare...