Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjendet i vdekur ambasadori i këtij vendi në Francë, dyshohet se ra nga kati i 22-të i hotelit
Ambasadori i Afrikës së Jugut në Francë, 58-vjeçari Nkosinathi Emmanuel Mthethwa , u gjet i vdekur pasi ra nga kati i 22-të i hotelit Hayat në Paris. Gruaja e tij e raportoi atë të zhdukur dje pasdite pasi mori një mesazh shqetësues prej tij, sipas mediave franceze. Burime policore raportojnë se një nga dritaret e sigurisë në dhomën e tij në hotelin në fjalë ishte thyer dhe se ambasadori ishte gjetur pa shenja jete. Autoritetet po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për shkaqet që çuan në vdekjen e ambasadorit.