Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
E pushoi nga puna, 48-vjeçari dhunon drejtorin e Ujësjellësit në Kavajë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Kavajës, ku një 48-vjeçar ka ushtruar dhunë fizike ndaj drejtorit të ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve, kjo pas një konflikti që lidhet me ndërprerjen e marrëdhënies së punës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shërbimet e Komisariatit të Kavajës kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë. Ai akuzohet se ka goditur me grusht drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., si dhe e ka kërcënuar më herët përmes thirrjeve telefonike dhe mesazheve. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 48 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për shkak të ndërprerjes së kontratës së punës në Ujësjellës-Kanalizime Kavajë, ka goditur me grusht, drejtorin e institucionit, shtetasin O. D., të cilin...