Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zyrtari palestinez për planin e Trumpit: Ne nuk na kanë pyetur, nuk pranojmë imponime
Kur flet me Dimitri Dilanin, e kupton menjëherë pse plani i Donald Trump nuk do t’i pëlqejë palestinezëve, ose të paktën, jo plotësisht. Dilani është krahu i djathtë i Mohammed Dahlan, lideri i reformistëve të Fatahut që prej kohësh ndodhet në mërgim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ashtu si shefi i tij, edhe Dilani është kritik i ashpër i Autoritetit Kombëtar Palestinez (AKP), për të cilin kërkon prej vitesh një reformim të thellë. Po aq kritik është edhe ndaj Hamasit, i cili i ka marrë Dahlan-it një pjesë të konsiderueshme të bazës së tij në Gaza. Por mbi të gjitha, ai e urren politikën e Benjamin Netanyahut ndaj palestinezëve. Ai përgjigjet nga shtëpia e tij në Jerusalemin Lindor, në një intervistë për La Repubblica. Netanyahu...