Kandidati i PD bën llogaritë e “tortës” së mandateve, Xhaferri: Ja sa sa deputetë synojmë në 11 maj

Kandidati për deputet i PD, Besart Xhaferi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, tha se koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të marrë 73-76 mandate.
I pyetur nga moderatorja Borakaj se a rrezikohen nga partitë e reja të dala nga PD, Xhaferri tha se nuk rrezikohen aspak, duke theksuar se në këto zgjedhje koalicioni do të jetë më i fortë se kurrë.
Pjesë nga biseda:

Borakaj: A ju dëmtojnë forcat e tjera që kanë dalë nga PD, Shehaj, Shehi, Basha?
Kikia: Kjo është politikë e pastër. Pa i hyrë numërimit, këtu kemi një faktor të ri zgjedhor, këtë herë rama u tregua i zgjuar, kur erdhi në pushtet i shkriu të voglat, PD nuk e bëri dot këtë, tani është detyruar të dorëzojë 8 mandate për llogari të aleatëve. Por ndërkohë ka një realitet tjetër politikë. Janë 4-5 parti që janë shkëputur nga ju.
Xhaferri: Arlind Qori nuk është shkëputur nga ne?
Kikia: Voto opozitare nuk është monopol i PD.
Borakaj: Nuk ju prishin punë ata?
Xhaferri: Nuk na prishin punë fare.
Borakaj: Sa mandate merrni ju?
Xhaferri: 73-76 mandate.
Borakaj: Si i merrni?
Xhaferri: Në Shkodër rritemi me një deputet. Në Fier 9-7, Në Lezhë marrim më Shumë, Në Berat 4-3, në Lezhë 5-2 për ne, Në Elbasan siç kemi qenë. Në Durrës 8-6 për ne. 3-2 Dibra për ne.
Borakaj: Në Tiranë sa merrni?
Xhaferri: Në Tiranë marrim 18 mandate. I vetmi që mund të marrë mandat në Tiranë mund të jetë Agron Shehaj, po vërtetoi se i ka personale.