‘Landfilli i Sharrës, një minë me sahat’, Klodiana Lala: Çështje në hetim e sipër, priten goditje të forta

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se hetimet për çështjen e inceneratorit të Tiranës janë ende në vazhdim, ndërsa ka ngritur alarmin për një tjetër problematikë të rëndë që lidhet me dherat dhe menaxhimin e tyre.
E ftuar në një studio televizive, Lala theksoi se përveç hetimeve për inceneratorin, duhet të hapet edhe një dosje e re për çështjen e dherave që po hidhen pa kriter.
Sipas saj, landfilli i Sharrës është në një gjendje alarmante dhe përbën një rrezik serioz për mjedisin dhe shëndetin publik.
“Inceneratori është një çështje në hetim e sipër. Kemi çështjen e dherave. Është një minë me sahat landfilli i Sharrës, do ketë goditje të forta. Dherat po hidhen në lumenj”, deklaroi gazetarja.
Lala paralajmëroi se në vijim priten zhvillime të forta dhe goditje të mëdha në lidhje me këtë skandal që po rëndon mbi qytetin e Tiranës.