Ministrja Ibrahimaj: Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë “cash” dhe luftën kundër informalitetit

Ministrja Ibrahimaj: Plan 3-vjeçar për reduktimin e parasë “cash” dhe luftën kundër informalitetit

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë një konference për shtyp prezantoi ecurinë e aktiviteteve të ekonomisë për 3-mujorin e dytë të 2025-s.Ministrja Ibrahimaj theksoi se rritja ekonomike është nxitur nga sektori i ndërtimit, shërbimeve ku përfshihen transporti dhe turizmi, si dhe nga industria përpunuese, përfshirë përpunimin e drurit, plastikës, letrës dhe energjisë elektrike.Sipas saj, sektori i përpunimit ka ruajtur nivele të qëndrueshme dhe mbetet në fokus për të shmangur ngadalësimin, ndërsa inovacioni dhe teknologjia do të jenë ndër prioritetet kryesore të qeverisë në vitet e ardhshme.E pyetur nga gazetarët për raportin e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit ku ngre shqetësim korrupsionin dhe pengesat që hasin investitorët e huaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit tha se me qëllim reduktimin e ekonomisë informale qeveria...