Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mijëra pasagjerë mbeten të bllokuar, falimenton kompania ajrore
Kompania ajrore islandeze me “Play Airlines” ka ndërprerë të gjitha operacionet me efekt të menjëhershëm, duke shpallur falimentimin dhe duke lënë pa punë rreth 400 punonjës. Fluturimet nga aeroportet e Londrës Stansted dhe Liverpool drejt Reykjavikut janë anuluar, duke shkaktuar kaos për mijëra pasagjerë të cilët tashmë duhet të gjejnë mënyra alternative për të udhëtuar. Në një deklaratë në faqen zyrtare, kompania tha: “Fly PLAY hf. ka ndërprerë operacionet dhe të gjitha fluturimet janë anuluar. Ju këshillojmë të kontrolloni opsione të tjera me kompani të ndryshme ajrore, disa prej të cilave mund të ofrojnë tarifa shpëtimi”. Autoriteti i Aviacionit Civil në Mbretërinë e Bashkuar këshilloi pasagjerët të kontrollojnë faqen e tij për informacionet më të fundit, ndërsa atyre që kanë blerë bileta me kartë krediti...