Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Filmi “Malet me blerim mbuluar” “fsheh” brenda vetes këtë të vërtetë
Lilo Labja, personazhi që plagoset në filmin shqiptar “Malet me blerim mbuluar’’ nuk është një fantazi e skenaristit, por është bazuar tek historia reale e një partizaneje, bëhet fjalë per Mesaret Ymerin. Veterania e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare është padyshim monument i gjallë i partizanes trime që vuri lirinë e atdheut mbi gjithçka. Ajo ishte 90-vjeçare kur rrëfeu kohë më parë për ‘News24’ momente nga jeta e saj mes shtigjeve të luftës. Sapo kishte braktisur bankat e gjimnazit në Gjirokastër për t’u veshur partizane. Në operacionin e qershorit ra në pritë nga gjermanët, u plagos rëndë me dy plumba një në këmbë, plumbi tjetër i dërrmoi krejt gojën, gjaku i kullonte deri tek këpucët. “Kam qenë 17 vjeçe kur kam dalë partizane në luftë. 6 ditë...