Dyshime për mesazh kërcënues/ Shpërthimi me tritol në pallatin e ish-të dashurës së Laert Haxhiut, shoqërohen 6 persona

Dyshime për mesazh kërcënues/ Shpërthimi me tritol në pallatin e ish-të dashurës së Laert Haxhiut, shoqërohen 6 persona

Policia e Lushnjes shoqëron gjashtë shtetas për shpërthimin në banesën e Klea Gjatës. Ish e dashura e Laert Haxhiut kishte dy muaj që ishte zhvendosur në Tiranë. Shaqe Gjata, e ëma e Klea Gjatës ka qenë vetëm në banesë kur ndodhi shpërthimi në murin e jashtëm. Burime nga policia e Fierit sqarojnë se nga ishte një sasi e vogël lënde plasëse që shkaktoi shpërthimin dhe se janë shkaktuar dëmtime të vogla në murin e banesës. Gjashte shtetas janë shoqëruar në komisariatin e Lushnjes në cilësinë e personit që mund të ketë dijeni për ngjarjen dhe po sekuestrohen kamerat e sigurisë në zonë. Policia lokale thotë se nuk ka ende një pistë për motivin por duke qenë se sasia e lëndës plasëse ishte e vogël, dyshimet...