Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Totali i depozitave bankare 1,44 trilionë lekë në fund të gushtit
Depozitat në monedhën vendase dhe në valutë në sistemin bankar shënuan rritje në muajin gusht 2025, krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të BSH-së, totali i kursimeve në lekë dhe euro, në gusht 2025 shënoi 1,44 trilionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2% krahasuar me muajin korrik dhe 7,9% rritje me bazë vjetore. Referuar statistikave, depozitat në lekë në muajin gusht arritën në 671 miliardë lekë, me një rritje të lehtë prej 0,9% krahasuar me korrikun dhe 77 miliardë lekë rritje me bazë vjetore. Depozitat në valutë arritën në 765 miliardë lekë, duke shënuar një rritje më të fortë prej 3,3% kundrejt muajit korrik 2025. Rritja e përgjithshme e depozitave konsiderohet një sinjal pozitiv për stabilitetin financiar dhe një tregues i...