Taksat e mjeteve tani mund të paguhen online në e-Albania

Taksat e mjeteve tani mund të paguhen online në e-Albania

Qytetarët shqiptarë kanë tashmë mundësinë të kryejnë pagesën e taksave të mjeteve online, përmes portalit qeveritar e-Albania, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht pranë sporteleve. Lajmi u bë i ditur këtë të martë, më 30 shtator, nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale. “MIRËMËNGJES dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama, duke shoqëruar postimin me një video informuese. Ky shërbim i ri është rezultat i bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) dhe Bankës Kombëtare Tregtare (BKT). Për herë të parë, qytetarët mund të paguajnë taksat e mjeteve me disa klikime, duke eliminuar kostot shtesë të kohës dhe udhëtimit....