Rama njofton shërbimin e ri në e-Albania: Pagesa e taksës së mjeteve do bëhet online

Rama njofton shërbimin e ri në e-Albania: Pagesa e taksës së mjeteve do bëhet online

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim përmes rrjeteve sociale këtë të martë për qytetarët, duke prezantuar një tjetër shërbim digjital që vihet në dispozicion të publikut. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se duke nisur nga sot, pagesa e taksave të mjeteve mund të kryhet online, nëpërmjet platformës qeveritare e-Albania. “Mirëmëngjes dhe me një tjetër shërbim të ri, që nis nga sot, pagesa e taksave të mjeteve ONLINE në e-Albania, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi kreu i qeverisë. Ky shërbim vjen si pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve publike dhe synon të lehtësojë qytetarët, duke shmangur radhët pranë sporteleve dhe duke ofruar një mënyrë më të shpejtë e më të sigurt për kryerjen e pagesave.