Emërime nga PD në qeveri? Sondazhi: 43.4 përqind përgjigjen PO, 43.1 përqind kundër

Emërime nga PD në qeveri? Sondazhi: 43.4 përqind përgjigjen PO, 43.1 përqind kundër

Në ABC News u publikuan të dhënat e sondazhit të përjavshëm me çështjet që shqetësojnë më shumë shqiptarët, duke u kthyer kështu në zërin e tyre. Janë 1187 banorë që i janë nënshtruar anketës, përmes një linku dërguar atyre me SMS në mënyrë proporcionale në territorin e të gjitha bashkive, me një marzh të gabimit statistikor: plus/minus 2.9%. Pyetjes se a mendoni se Rama ka bërë mirë që ka emëruar në poste të larta shtetërore politikanë opozitarë si Silva Caka, 43.4 përqind u përgjigjën po, 43.1 përqind u përgjigjën jo dhe 13.5 përqind janë të dyzuar.