Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Netanyahu: Plani i Trump për Gazën është në përputhje me qëllimet tona
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se plani i presidentit amerikan Donald Trump për Gazën është në përputhje të plotë me objektivat e Izraelit dhe përbën një hap vendimtar për t’i dhënë fund luftës. Në konferencën e përbashkët me Trump, ai u shpreh se ky është një moment historik që hap rrugën jo vetëm për paqen në Lindjen e Mesme, por edhe për marrëdhëniet me vendet myslimane përtej rajonit. “E pranoj planin tuaj për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Ky është një hap thelbësor për të arritur objektivat tanë dhe për të përparuar drejt paqes,” tha Netanyahu. Duke e cilësuar Trump-in si “mikun më të madh që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, Netanyahu theksoi se nëse Hamas nuk...