“Çmendet” gruaja  plagos burrin, e godet me hekur në kokë (Detaje)

“Çmendet” gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë (Detaje)

Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një çift bashkëshortësh janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Nga informacionet paraprake mësohet se shtetësja me inicialet D.B. ka goditur me send të fortë (dyshohet hekur), në kokë bashkëshortin e saj, shtetasin me inicialet N.B. Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, gruaja është shoqëruar nga Policia në komisariat për veprime të mëtejshme.plagos burrin, e godet me hekur në kokë