Shtëpia e Bardhë publikon planin e paqes të Trump për Gazën: Nëse palët bien dakord, lufta do të përfundojë menjëherë

Shtëpia e Bardhë publikon planin e paqes të Trump për Gazën: Nëse palët bien dakord, lufta do të përfundojë menjëherë

Në një dokument të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump ka ndarë planin e tij të titulluar “Plani Gjithëpërfshirës për t’i dhënë fund konfliktit në Gaza”. Plani përmban 20 pika kryesore dhe nis me një propozim që Gaza të kthehet në një “zonë të deradikalizuar dhe të lirë nga terrorizmi”, e cila nuk përbën më kërcënim për fqinjët e saj. Sipas pikave kryesore të përfshira në dokumentin që po qarkullon përmes agjencisë Reuters, plani parashikon: Nëse të dyja palët bien dakord me propozimin, lufta do të përfundojë menjëherë, me pezullimin e të gjitha operacioneve ushtarake, përfshirë bombardimet ajrore dhe artilerike. Izraeli nuk do të aneksojë dhe nuk do të okupojë Gazën. Asnjë person nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza; ata që...