Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
“Ministria dhe deputetët e PS s’kanë reaguar”/ Xhelal Mziu: Ja tek kush dyshoj për shpërthimin në banesë
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu ka komentuar incidentin e ndodhur pak ditë më parë në banesën e tij në Kamëz ku u regjistrua një shpërthim i fuqishëm me tritol, fatmirësisht pa të lënduar, por vetëm me dëme materiale. Mziu deklaroi se pas shpërthimit në banesën e tij, qëndrojnë kundërshtarët e tij politikë. Ish-kryebashkiaku i Kamzës tha se fakti që asnjë koleg deputet socialist nuk e ka kontaktuar, dhe se ministria e Brendshme nuk ka reaguar, e bën atë të dyshojë se pas vendosjes së tritolit qëndrojnë motive politike. “Ajo çfarë ka ndodhur te unë është shumë e rëndë. T’i vendoset tritol një deputeti në vitin 2025 dhe të mos ketë asnjë reagim. Është shumë e rëndë. As kolegët deputetë socialistë, as ministrja e Brendshme nuk...