Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Zbutet” Benjamin Netanyahu? I kërkon falje Katarit për sulmin në Doha
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar falje ndaj Katarit për një sulm ajror që ndodhi në kryeqytetin Doha, gjatë kohës që ai ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, kanë bërë me dije burime izraelite për CNN. Një tjetër burim i afërt me zhvillimet konfirmoi se Netanyahu ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin e Katarit, gjatë së cilës i ka shprehur keqardhjen për incidentin, që ndodhi brenda territorit të Katarit. Burimi izraelit theksoi se Netanyahu nuk kërkoi ndjesë për objektivin që ishte Hamasi, por për faktin që Izraeli kishte ndërmarrë veprim ushtarak brenda kufijve të Katarit, duke shkelur sovranitetin e vendit. Në një intervistë të dhënë të dielën, Netanyahu deklaroi se objektiv ka qenë Hamasi. “Objektivi ynë ishte Hamasi, asgjë më shumë. Besoj se mund të arrijmë një mirëkuptim për këtë çështje”. Sipas të njëjtit burim, kjo ndjesë...