‘Ekonomia, e rrënuar’, Teliti publikon raportin e INSTAT: Fermerët falimentojnë, fabrikat mbyllen

‘Ekonomia, e rrënuar’, Teliti publikon raportin e INSTAT: Fermerët falimentojnë, fabrikat mbyllen

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti ka reaguar sot pas publikimit nga Instat të raportit mbi ecurinë ekonomike gjatë tremujorit të dytë 2025, ku u ndanë të dhëna nga sektorët e bujqësisë dhe industrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti shkruan se ndryshe nga sa raportohet, dy shtyllat tejet të rëndësishme të ekonomisë, bujqësia dhe industria, vazhdojnë të jenë në recension. Teliti shton se ky është një model ekonomik që dëmton Shqipërinë. Postimi i plotë: BUJQËSIA DHE INDUSTRIA NË RECESION, RRITJA EKONOMIKE VETËM NË LETRA! Sipas INSTAT, në tremujorin e dytë 2025 ekonomia shënon “rritje në letra” 3.51%. Por në realitet, dy shtyllat tejet të rëndësishme të ekonomisë – bujqësia dhe industria – vazhdojnë në RECESION: Bujqësia: -2.49% Industria: -1.79% Çfarë vlere...