Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Fuoristrada “fluturon” 30 metra në ajër dhe përfundon në oborrin e një banese, dy të plagosur (VIDEO)
Tjetër aksident ne aksin rrugor Lushnje-Çermë në afërsi të fshatit Dushk. Automjeti tip fuoristradë ka dalë disa dhjetëra metra nga rruga dhe ka përfunduar ne tokat përgjatë autostradës. Dy bashkëshortë qe udhëtonin në automjet janë transportuar nga ambulanca në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Uniformat e qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar aksidentin dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet që çuan në këtë ngjarje. Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtuesi i fuoristradës ka humbur kontrollin mbi mjetin i cili ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar 20-30 metra në ajër ka përfunduar në oborrin e një banese ku fatmirësisht nuk kishte asnjë person. Dy të lënduarit, bashkëshortë janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lushnjes.