Gjykata e Lartë ‘shfajëson’ Elton Qynon: Asnjë provë nuk ka që ka shkelur detyrën si gazetar

Gjykata e Lartë ‘shfajëson’ Elton Qynon: Asnjë provë nuk ka që ka shkelur detyrën si gazetar

Gjykata e Lartë ka zbardhur vendimin për Elton Qynon, ku vlerëson të drejtë vendimin e Gjykatës së Apelit të Posaçëm për shfuqizimin e masës detyrim paraqitje të caktuar ndaj gazetarit, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, me kërkesë të SPAK. Në vendimin e Gjykatës së Lartë thuhet qartë që pavarësisht se Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë, kanë parashtruar një sërë komunikimesh telefonike mes të dyshuarve si pjesëtarë të një organizate kriminale, ku citohet edhe gazetari Qyno, provat apo aktet e verifikuara, deri në këtë fazë, nuk mbështesin dyshimin që i hetuari Elton Qyno ka kryer një veprim kundërshtim me detyrën e tij të gazetarit. Po ashtu, nga Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme e shkallës së...