Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Çmenduri” burri vret gruan gjatë shtatzënisë pas një grindjeje për peshën
Një burrë britanik ka vrarë gruan e tij në Los Angeles, pasi ata u grindën për shkak të dështimit të saj për të humbur peshën që kishte shtuar gjatë shtatzënisë. June Bunyan, me origjinë nga Arran, Skoci, ishte zhvendosur në SHBA për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë avokate. 37-vjeçarja u vra në shtëpinë e saj një vit pasi kishte hapur firmën e saj ligjore të specializuar në ligjin e imigracionit. Sipas Daily Mail, gruaja u gjet e vdekur më 11 shtator me plagë thike në qafë. Burri i saj, Jonathan Anthony Renteria, 25 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për vrasje dhe gjymtim. Lirimi i tij me kusht u caktua 3.4 milionë euro. Prokurorët thanë se 25-vjeçari rrëfeu se ai dhe June ishin grindur për “dështimin e saj për të humbur peshë pas...