Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kush ishte shqiptari që shkroi himnin e Turqisë?
Poeti me origjinë shqiptare, i cili, në Turqi njihet si “Poeti i Atdheut” dhe “Poeti Kombëtar”, Mehmet Akif Ersoy, lindi më 20 dhjetor të vitit 1873. Ishte fëmija i Emine Şerif Hanım, vajza e një familjeje e cila kishte ardhur në Anadoll nga Buhara dhe Mehmet Tahir Efendiut, i lindur në Kosovë (e njëri nga mësimdhënësit në medresenë e Xhamisë Fatih). I ati e kishte quajtur “Ragif”. Emri shprehte datëlindjen e tij sipas llogaritjes “ebxhed” (çdo shkronjë është e barabartë me një numër të caktuar). Për shkak të vështirësisë së artikulimit, shokët dhe e ëma e quanin “Akif”, emër të cilin ai e përvetësoi me kalimin e kohës. Shkollimin e parë Ersoy e filloi në Mektebin e Lagjes Emir Buhari në Fatih. Dy vite më...