Kandidati i PD në Qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri, i ftuar në një studio televziive, ka folur për hapjen e fushatës elektorale, të cilën demokratët do ta hapin këtë të premte më 11 prill.
Xhaferri tha se nesër sipmatizantët e PD do të mblidhen të gjithë në Tiranë, dhe do të prezantohen kandidatët. Ai tha gjithashtu se do të ketë fjalim nga kreu i PD, Sali Berisha si dhe Chris La Civita si dhe qytetarë të vendit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Çfarë do të ketë nesër në nisje të fushatës së PD?
Xhaferri: Nesër pritet që të gjithë simpatizantët tanë të jenë prezentë. Do të prezantohen kandidatët. Do të ketë fjalim të kryetarit të partisë, të qytetarëve, të Chris La Civita. Ndërkohë në 12 prill është Kuvendi Kombëtar ku do të bëjmë shpalosjen e programit kombëtar të PD, që prezantohet nga vetë kryetari i partisë.
Borakaj: Pas 12 vitesh në opozitë, si e ka menduar PD këtë fushatë, ku është fokusi?
Xhaferri: Fokusi kryesor është ekonomia. Shtylla e parë është nomralizimi i situatës, zhdukja e varfërisë, dhe pika e dytë investimi drejt se ardhmes, infrastruktura rrugore, energjitike dhe ajo demografike. Pika tjetër është fuqizimi i familjes shqiptare, një çati për çdo çift të ri. Dhe pika e tretë është Made in Albania.
PD çel të premten fushatën, Xhaferri zbulon detajet: Do të ketë…
