Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I shpallur në kërkim prej dy vitesh, arrestohet 33-vjeçari me doza kanabisi
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “The Fugitive”, duke arrestuar një 33-vjeçar të shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, si dhe për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Gjatë kontrollit fizik, policia i sekuestruar dhjetëra doza kanabisi, një peshore elektronike, një radio policie dhe dy celularë, të cilat u konsideruan prova materiale. M. R. ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Durrësit më 24 janar 2024, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe në 2023 nga Prokuroria e Gjirokastrës për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime...