Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
VIDEO / Noteres në Tiranë i sekuestrohen 3 milionë euro asete, dyshohet se u përfituan në kundërshtim me ligjin
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Nënshkrimi”, duke sekuestruar 18 asete me vlerë rreth 3 milionë euro, të dyshuara si të përfituara në mënyrë kriminale nga një 35-vjeçare, e cila ushtronte detyrën si notere. Sikurse bëhet me dije në një njoftim për mediat, mes aseteve të sekuestruara janë 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare. “Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja Sanja Telhallari, 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin ‘Nënshkrimi’. Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës,...