Phoebe Gates, vajza e Bill Gates, rrëfen pse fshehu mbiemrin e famshëm gjatë fëmijërisë

Phoebe Gates, vajza e Bill Gates, rrëfen pse fshehu mbiemrin e famshëm gjatë fëmijërisë

Phoebe Gates, vajza më e vogël e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar arsyen përse prindërit e saj nuk donin që ajo të përdorte mbiemrin “Gates” gjatë viteve të fëmijërisë. Gjatë një episodi të podcast-it “The Burnouts”, të cilin e drejton bashkë me shoqen e saj të dhomës në Universitetin e Stanfordit, Sophia Kianni, Phoebe tregoi se deri në shkollën e mesme ajo përdorte mbiemrin French, mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, Melinda. “Prindërit e mi ishin shumë të vendosur që të mos përdornim mbiemrin Gates në fëmijëri. Përdorja mbiemrin e nënës sime që të mos identifikohesha menjëherë si ‘vajza e Bill Gates’”, tha ajo. Vendimi, sipas saj, e ndihmoi të krijonte lidhje të sinqerta me bashkëmoshatarët dhe të rritej me më pak...