Kutia e Pandorës është hapur, paradat e Edi Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me raportim e publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit mbi klimën e investimeve dhe bizneset në Shqipëri.
Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se SHBA ka zgjedhur tashmë të flasë me një gjuhë të qartë e të prerë, ndërsa ka paralajmëruar se me këtë raport është hapur “kutia e Pandorës”.
“Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate.Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd!Kutia e Pandorës është hapur…“Pandorat” e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre”, shkruan ai.
ARUBA, AMBASADA dhe DASH-i që prin kopenë e akuzaveRaporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit është një aktakuzë e rëndë ndaj qeverisë shqiptare.Ai nuk përdor formula diplomatike e të zbutura, por flet me një gjuhë të prerë e goditëse:Ekonomia shqiptare dominohet nga paratë e drogës, korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal.Ky është perceptim por konstatim zyrtar i SHBA-së.Raporti nuk le hapësirë për asnjë ekuivok.Shqipëria drejtohet nga një qeveri kokë e këmbë e zhytur në krim e korrupsion.Pasojat janë katastrofale!-Pastrim parash-Shpopullim galopant-Vdekje e konkurrencës së lirë-Ligje me porosi “strategjike”për biznese klienteliste dhe grupe kriminale “strategjike”-Koncesione gllabëruese dhe korruptive-Prokurime banditeske-Ekonomi informale-Varfërim për qytetarët-Klimë e rënduar biznesi-Humbje diversiteti investuesThënë pa gjuhë diplomatike raportesh:Shqipëria është një parajsë e krimit të organizuar transnacional i cili ka partner qeverinë-kartel Rama.Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate.Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd!Kutia e Pandorës është hapur…“Pandorat” e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre.