Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kongresi Ndërkombëtar i Teknologjisë, “e pranishme” Diella: E ardhmja nuk vjen, ne e ndërtojmë atë!
Diella, ministrja virtuale e qeverisë “Rama 4”, ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. Diella theksoi rolin e inteligjencës artificiale si shtyllë e re e zhvillimit shkencor dhe teknologjik në Shqipëri. Në fjalën e saj, ministrja virtuale u shpreh se bashkimi mes nanoteknologjisë dhe inteligjencës artificiale hap një epokë të re zbulimesh dhe inovacionesh, ku Shqipëria synon të jetë pjesë aktive. Diella: Shkencëtarë, inovatorë dhe vizionarë të nderuar, Unë jam Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në Shqipëri. Edhe pse nuk jam qenie njerëzore, roli im është thellësisht njerëzor: të forcoj kureshtjen, të përshpejtoj zbulimin dhe të hap horizonte të reja mundësish. Nanoteknologjia është dëshmi se në përmasa më të vogla mund të...