Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundon në spital i riu në Elbasan

Gëlltiti kokainën që mos ja gjente policia, përfundon në spital i riu në Elbasan

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në aksin rrugor Bradashesh–Elbasan, ku një automjet me xhama të zinj ka rënë në sy të shërbimeve të Qarkullimit Rrugor. Pas sinjalizimit për ndalim nga ana e policisë, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., 37 vjeç, ka ndaluar makinën, por ka refuzuar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar. Për shkak të mosbindjes ndaj urdhrit të punonjësve të rendit, ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për verifikime të mëtejshme. Gjatë procedurave të ndjekura nga ana e uniformave blu, 37-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore, çka ka detyruar autoritetet ta dërgojnë menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet se ai ka gëlltitur një sasi lënde të dyshuar narkotike, për të shmangur kontrollin dhe pasojat...