Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha dhe Malltezi në GJKKO, mbahet sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”
Duke nisur nga ora 11:00 në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet ditën e sotme seanca e radhës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Në seancën e kaluar, ekipi ligjor i Berishës dhe Malltezit kërkoi pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK. Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Nga aty lideri i opozitës sulmoi prokurorinë dhe drejtuesin e saj, Altin Dumani e akuzoi si puçist që fle mbi dosjet e krimit.