Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë fundjavë në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç. Sipas mediave policia ka identifikuar autorin e dyshuar, i cili mësohet se është një shtetas nga Vlora. Sipas të njëjtave burime, forcat e policisë kanë nisur një aksion për kapjen e tij, ndërkohë që janë rikthyer sërish në vendngjarje për të kryer verifikime të mëtejshme. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.
Si ndodhi vrasja
Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Edoardo Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë. Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli.
Sarchi kishte marrë vetëm një plumb në aortën e brendshme të këmbës, duke pësuar hemorragji të madhe gjaku, e për pasojë ka gjetur vdekjen në vend. Ndryshe nga sa raportuan mediat se italiani ishte goditur me dru në kokë, para se të qëllohej me armë, ekspertiza mjeko-ligjore nuk e vërtetoi këtë fakt. Shkak i vrasjes paraprakisht dyshohen mosmarrëveshjet mes dy ortakëve, biznesmenit italian Edoardo Sarchi, si edhe shtetasit Eqerem Braçe, gjithashtu i shoqëruar nga policia. Raportohet se baba e bir, Eqerem dhe Gazment Braçe, jetonin në Tiranë, ndërsa në fshatin ku ndodhi krimi kishin në banesë të cilën e kishin restauruar dhe ktheheshin herë pas here për të qëndruar.
Pretendimet e të shoqëruarve:
Të shoqëruarit kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar tre të shtëna të cilat kanë qenë shumë afër çka bëri që të ndalej automjeti i parë tip Land Rover në bordin e të cilit ishte biznesmeni italian dhe njëri prej personave të shoqëruar. Pasi kanë qëndruar për 2 minuta, është dëgjuar një breshëri tjetër, ndoshta në ajër. Përpara rrugës në një distancë prej 10-15 metrash shfaqet një person me armë në dorë automatik i cili shkreh armën në drejtim të gomave të Land Roverit duke mos thënë asnjë fjalë. Në këtë moment, biznesmeni italian dhe personat e tjerë në bord fshihen pas mjetit shoqëruar me britmat e frikës. Fillimisht u ça goma e përparme e mjetit, ndërsa shkrehja e dytë e armës automatike nga personi misterioz, shkaktoi plagosjen e biznesmenit italian.
Mendohet se ky i fundit është lënduar nga një plumb rikoshet të cilën e kapi në pjesën e femurit të këmbës së djathtë. Pas shkrehjes së armës nga agresori misterioz, biznesmeni italian është ankuar për plagën që mori. Hemoragjia ka qenë e madhe që në momentin e parë, ndërkohë që djemtë e Eqerem Braçit lajmërojnë policinë për atë çfarë kishte ndodhur që një person misterioz i pati qëlluar me breshëri arme në vendin e quajtur Dilan. Të gjitha thëniet e mësipërme janë sipas deklarimeve apo pretendimeve në polici të të shoqëruarve. E gjithë ngjarja është e rrethuar me mister dhe dëshmitë e të shoqëruarve, që sot janë të lirë, lënë shumë pikëpyetje mbi këtë ngjarje të rëndë. Policia dhe autoambulanca kanë ardhur në vendngjarje duke transportuar trupin e pajetë të italianit dhe shoqëruar në polici Eqrem, Gazmend dhe Daniel Braçin, si dhe Armir Hitoveizin bari nga fshati Nivicë në cilësinë e dëshmitarit. Mësohet se katër personat që kanë dhënë dëshmi dje, mund të thirren përsëri në ditët pasuese në varësi të dinamikës së ngjarjes.
Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori; të shoqëruarit pretendojnë se u sulmuan me armë: Na…
