Gërmimet arkeologjike dhe rezultatet, një konferencë shkencore në Gjirokastër

Gërmimet arkeologjike dhe rezultatet, një konferencë shkencore në Gjirokastër

Gërmimet arkeologjike në Gjirokastër dhe rezultat e tyre ishin në fokus të një konference shkencore. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër, në bashkëpunim me misionin arkeologjik shqiptaro-italian, organizoi para disa ditësh një konferencë shkencore mbi gërmimet arkeologjike të zhvilluara në parkun arkeologjik të Antigonesë, kalanë e Gjirokastrës, si dhe në asete të tjera të trashëgimisë kulturore në rrethin e Gjirokastrës. Konferenca “Gërmime arkeologjike në Gjirokastër: Vlerësim i trashëgimisë dhe mundësitë për turizmin kulturor” bëri bashkë arkeologë dhe ekspertë të fushës së trashëgimisë kulturore, ku fokusi i saj ishte mbi hulumtimet arkeologjike dhe trashëgiminë kulturore, si një mundësi për të zgjeruar ofertën turistike drejt një turizmi kulturor të qëndrueshëm. Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër prezantuan rezultatet e gërmimeve të...