No Image Available

Dokumenti- Shitja e “Testamentit të Skënderbeut” te rusët nga igumeni i kishës së Shën Gjonit, shënimi në ditarin e priftit- Nga ALBERT HITOALIAJ

– Nga ALBERT HITOALIAJ PJESA E PARË   Dokumentet që kanë lidhje me Gjergj Kastriot Skënderbeun, për vetë faktin se hedhin dritë mbi veprën e jetën e heroit tonë kombëtar, kanë një rëndësi të posaçme, si për historianët edhe për lexuesit shqiptarë. Prej dokumenteve më me rëndësi janë ato të shkruara nga vetë ai. Një testament i Gjergj Kastriotit do të ishte krejt kuptimshëm një dokument me rëndësi të veçantë historike. Mjafton të përmendim vëmendjen ndaj testamentit të rremë që shfaq aventurieri Stefan Zanoviç (1751-1786) në librin e tij të mbushur me sajime për Skënderbeun. Libri i tij nuk përbën asnjë referencë serioze dhe nuk merret në konsideratë. Por, krejt ndryshe nga ky aventurier spekulues, një tjetër rast në të cilin përmendet testamenti i heroit,...