Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Livia Bunga rrëfen të kaluarën: Ish-partneri im lëvizte me makinën time
Në puntatën e fundit të programit “E Diell”, ish-banorja e “Big Brother Vip Albania” dhe dikur konkurrente në “Për’Puthen”, Livia Bunga, ndau një rrëfim personal mbi periudhën e saj më të vështirë në një marrëdhënie të kaluar. Gjatë një debati mbi temën e përfitimeve që mund të ketë një vajzë nga një lidhje me një djalë me të ardhura të larta, Livia vendosi të tregonte një pjesë të jetës së saj personale. Ajo kujtoi kohën kur ish-partneri i saj kishte pësuar një aksident dhe për një periudhë të gjatë nuk kishte as makinë personale. “Unë, kur kam njohur personin më të rëndësishëm të jetës sime, ka pas bërë aksident, nuk ka pasur as makinë. Është përdorur makina ime për shumë kohë. Kështu që nuk i...