Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Nuk i iki betejave’, Lapaj i thotë ‘jo’ garës për Tiranën: S’është qëllimi im
Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adratik Lapaj foli sot lidhur me mundësinë e kandidimit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë televizive, Lapaj tha se nuk u ikën betejave, por synimi i tij nuk është përfshirja në politikën e nivelit lokal. “Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha. Jam njeri që nuk u iki betejave. Asnjëherë nuk i kam ikur. Mendoj që në politikë sa kohë ke sinqeritetin dhe lufton kundër sistemit nuk është e thënë që...