Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Lapaj tregon nëse ka ambicie, mesazh edhe Endri Shabanit
“Qëllimi im nuk ka qenë të merrem me politikë në nivel lokal. Ne duhet të udhëheqim procese të transformimit juridik të atdheut dhe i gjithë transformimi ndodh në parlament dhe përfaqësimi në nivel bashkiak do të ishte një angazhim për të ndalur në nivel politik këtë qeverisje që i ka zaptuar të gjitha”. Këtë përgjigje dha në Ditarin e Fundjavës me Indrit Marakun në A2 CNN, kreu i Shqipëria Bëhet, Adratik Lapaj kur u pyet nëse mund të jetë kandidati që do të sfidojë Edi Ramën për bashkinë e Tiranës. “Jam njeri që nuk i iki betejave. Asnjëherë nuk i kam ikur. Mendoj që në politikë sa kohë ke sinqeritetin dhe lufton kundër sistemit nuk është e thënë që të marrësh rezultatin maksimal, por nuk...