45-vjeçari goditet me send të fortë nga një i panjohur, përfundon në spital

45-vjeçari goditet me send të fortë nga një i panjohur, përfundon në spital

Një 45-vjeçar është goditur ditën e djeshme me një send të fortë nga një i panjohur dhe ka përfunduar në spital. Policia e Tiranës thekson se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit. “Më datë 27.09.2025, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi S. S., 45 vjeç, pasi dyshohet se një shtetas i panjohur prej tij e ka goditur me një send të fortë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.