Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sekuestrohet hoteli në Pogradec, dyshohet se ishte ndërtuar me paratë e drogës
Prokuroria e Korçës ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Edri Bulicka dhe familjarëve të tij, pas dyshimeve se të ardhurat e krijuara nga këta persona vijnë nga aktiviteti kriminal. Pas një hetimi disa-vjeçar mbi një procedim penal të nisur në vitin 2022, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Prokuroria ka konstatuar se shtetasi Bulicka ka investuar të ardhurat e përfituara nga trafiku i narkotikëve në Itali dhe Spanjë në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në emër të tij dhe familjarëve të tij. Hetimet rrëzuan pretendimet e shtetasit në fjalë se punonte si kamarier në fshatin Udënisht, të Pogradecit. Sipas organit të akuzës ai nuk ka qenë i punësuar në këtë subjekt. Po ashtu, nëna e tij, shtetasja...