Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PL reagon për raportin e DASH, Xhixho: Të dhënat rrëzuan propagandën e qeverisë dhe konfirmuan shqetësimet e opozitës
Zv.presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një postim në rrjetin social facebook ka reaguar për raportin e DASH mbi klimën e investimit në Shqipëri. Xhixho shkruan se ky raport është e vërteta që rrënon propagandën e kësaj qeverie. Raporti konfirmon gjithë shqetësimet që opozita ngre prej vitesh. “Në raport shihen si faktorë pengues të investimeve dhe vetë ekonomisë, korrupsioni i përhapur në çdo nivel qeverisjeje, ndikimi i krimit të organizuar, deformimi i konkurrencës, shpopullimi masiv që ka dëmtuar fuqinë punëtore dhe informaliteti i përhapur kudo”, shkruan deputetja e PL Erisa Xhixho. Postimi i plotë Raporti i DASH për klimën e investimit në Shqipëri është e vërteta që rrënon propagandën e kësaj qeverie. Raporti konfirmon gjithë shqetësimet që opozita ngre prej vitesh....